Stacioni veterinarë " Fauna " në Gjilan.

WCEA-veterinary-medicine-insights-into-treatment-of-dogs-with-cancer

Përmes Stacionit Veterinarë " Fauna " kryhen shërbimet mjekesore veterinare në teren në komunën e Gjilanit, për të gjitha kategoritë e kafshëve.

Stacioni Veterinarë Fauna është subjekt i organizuar në kuadër te Agro Group “Fauna”, i regjistruar në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës  AUVK, me licencë nr. 049/06 të datës 22.07.2006, me seli në Gjilan, në rrugën e Vashingtonit nr:65.

Shërbimi jonë është profesional, dhe për këtë kemi të angazhuar 3 doktorë dhe 3 teknikë të Veterinarisë.

Puna jonë e përditshme është:

  • Mjekimi i kafshëve të sëmura,
  • Vakcionimi ,
  • Dehelmintizimi (trajtimi kundër parazitëve),
  • Hulumtimet diagnostike,
  • Inseminimi artificial i lopëve etj.

 

Stacioni ynë Veterinarë është subjekt i kontraktuar nga AUVK, për hulumtimin, luftimin, parandalimin dhe ç’rrënjosjen e sëmundjeve të ndryshme nga territori i Komunës së Gjilanit, si:

  • Vakcionimi kundër antraksit, 
  • Vakcionimin e deleve kundër brucelozës,
  • Vakcionimin e gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës
  • Hulumtime diagnostike,
  • TBC (testin e tuberkulinzimit)
  • Mastitis testin,  si dhe 
  • Identifikimin dhe regjistrimin e gjedheve dhe deleve  në rajonin e Gjilanit

 

Shërbimi ynë veterinarë për teren është i shpejtë kur ka nevojë. Ne do të reagojmë menjëherë pas telefonatës tuaj, të pajisur me mjete dhe produkte të nevojshme për intervemin (mobil me automjetet e pajisura me mjete dhe produktet e nevojshme për të kryer çdo ndërhyrje që kërkon rasti, i gatshëm për të ndihmuar në çdo rast.)

Mjafton të thërrisni në numrat e tel. 0280 321 762 ose në telefonin mobil 044 99 17 97, dhe në kohën sa më të shkurtër do të shërbeheni.

Puna te ne fillon nga ora 08:00 deri 17:00           

Kujdestaria nga ora 17:00 deri 21:00        

Për raste urgjente pas orës 21.00 deri në 08.00, ju lajmërohet kujdestari në pritje, në tel. 044 99 17 97, ndërsa,

Te dielën punohet nga ora 08.00 - 15:00 

Për çdo vërejtje, pakënaqësi, sygjerim, ju lutem na shkruani në:

stacioniveterinar@fauna-ks.com ose 

info@fauna-ks.com