MUNDËSI PUNËSIMI

join-our-teamNjë vend pune si asnjë tjetër

AgroGroup Fauna është padyshim vendi i punës që çdokush do ta ëndërronte. Është një mundësi e përsosur për të gjithë ata të cilët duan të rriten jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Atmosfera e ngrohtë që gjenë që ditën e parë që hyn në këtë kompani, të bënë të ndihesh si në shtëpi. 

Objekte të përshtatëshme për të gjitha sektoret punuese, ambient modern, me zyra të akomoduara mirë, ku nuk mungon asgjë, që nga paisjet më elementare që nevojiten për të kryer proçeset e punëve e deri tek ato më specifiket. Gjithçka e organizuar dhe e strukturuar më së miri, pa lënë jashtë vëmëndjes as edhe një element, qofshin këto edhe detajet më të vogla.

Mundësi për të ardhmen tuaj 

Të investosh talentin dhe aftësitë e tua në një nga sektoret e AgroGroup Fauna , do të thotë të sigurosh jo vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen. Kjo e bën kompanin tonë zgjedhjen e duhur për të ardhmen tuaj. Tek ne është i mirëpritur kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e një skuadre kampionësh, pavarësisht nga mosha, gjinia, statusi shoqëror apo eksperiencat e mëparshme.

Si të bësh karrierë brenda kompanisë 

Një rëndësi të veçantë, çdo sektor i AgroGroup Fauna, i kushton rritjes profesionale të punonjësve. Përmes politikave të ndryshme, kompania i inkurajon vazhdimisht punonjësit që të ngjisin shkallët e karrierës brenda sektoreve të AgroGroup Fauna. Çdo pozicion i ri pune shpallet në fillim brenda ambienteve të kompanisë dhe më pas jashtë saj. Kjo gjë i bënë punonjësit që aspirojnë për një post të caktuar, favoritë ndaj kandidatëve të jashtëm.


Formular i aplikimit për punë

Ngarko CV-n tënde këtu