Faunavit ushqim i koncentruar

FAUNAVIT USHQIM I KONCENTRUAR

Misioni dhe Vizioni

Misioni i FaunaVit Per baner mediumështë për të prodhuar ushqim të sigurtë me kualitet të lartë për konsumatorët e saj dhe në këtë mënyrë të kontibuoj në të mirën e përgjithshme, gjegjësisht mirëqenien e qytetarëve.

Vizioni i FaunaVit është që të jetë organizatë udhëheqëse në prodhimin e produkteve të sigurta për konsumatorët e saj.

FaunaVit - Ushqim i koncentruar, është prodhim i yni për ushqimin e kafshëve shtëpiake, i prodhuar me qëllim të ndihmës jo vetëm në balancimin e ushqimit sipas nevojave të organizmit por edhe për kërkesat prodhuese të të gjitha kategorive, llojeve, gjinive, madhësive, moshës dhe prodhimtarisë.

Ne, FaunaVit, besojmë se suksesi ynë varet nga oferta për klientët tanë dhe që me kualitet të lartë, jo vetëm që plotësojmë por edhe tejkalojmë pritshmërinë e tyre. Rëndësi themelore në këtë drejtim ka përgjegjësia jonë për të garantuar sigurinë e produkteve që ofrojmë në treg.

Përgjegjësia për angazhim, siguri dhe cilësi është domosdoshmëri te çdo i punësuar në fabrikën e prodhimit të FaunaVit, ajo shprehet nëpërmjet ekzekutimit të detyrave të besuara dhe marrëdhënieve me grupet e interesit.