FAUNA PETS

FaunaPETS

Austin_Pet_Sitting

Sektori i kafshëve të shoqërimit është përgjegjës për hulumtimin e produkteve përkatëse dhe furnizimin e tregut kosovar me to, në mënyrë që ato të arrijnë tek dashamirët e kafshëve në çdo qytet të Kosovës. Vlen të ceket se ky sektor është shumë i veçantë për kah pikëpamja ekonomike, pasi që si në sektorët tjerë, blerësi dhe konsumatori nuk është i njëjti! Pra, dashamirët e kafshëve sigurojnë produktet për miqtë e tyre.

Me fjalë tjera, Fauna furnizon tregun tonë me produkte të ndryshme të cilësisë së lartë dhe të brendeve të ndryshme botërore në sektorin e kafshëve të shoqërimit, ku në kuadër të këtyre produkteve kryesisht hyjnë ushqimet, enët, litarët dhe pajisjet ndihmëse e të kujdesit, lodrat e ndryshme si dhe shumë produkte tjera, për të cilat do t'ju japim informata më të hollësishme në vijim.

Përveç tjerash, Fauna viziton panairet më të rëndësishme të këtij sektori anë e mbanë botës, për të ecur me trendët më të reja të kohës.

Ushqimet

Sa i përket ushqimeve të kafshëve, sektori ynë ka politikë të ofrimit të të gjitha kategorive të ushqimit për kërkesat e pronarëve të konsumatorëve. Në këtë grup hyjnë kryesisht ushqimet e thata dhe konservat për qenë dhe mace, me të cilat ne furnizojmë tregun me tri kategoritë kryesore të ushqimeve të tilla, siç janë kategoria Ekonomike, Standarde dhe Premium, në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat e pronarëve të kafshëve.

Gjatë përzgjedhjes së ushqimeve në marrim parasysh disa gjëra dhe analizojmë se a plotësohen kushtet e mëposhtme, para se të shtohet një ushqim i caktuar në asortimanin tonë. Ne kryesisht bazohemi në plotësimin e standardeve të paracaktuara nga FEDIAF (Federata Evropiane e Industrisë së Ushqimit për Kafshë të Shoqërimit) dhe AAFCO (Asociacioni i Zyrtarëve Amerikan për Kontroll të Ushqimit të Kafshëve të Shoqërimit).

Së pari shikojmë se a përmban ushqimi një bilanc të caktuar të Kalciumit dhe Fosforit dhe a ka mjaft Vitaminë D, të cilat janë të domosdoshme për eshtra të forta dhe dhëmbë të shëndetshëm. Pastaj shikojmë se a është e mjaftueshme përmbajtja e yndyrës, pasi që ajo është burim shumë i rëndësishëm i energjisë, sidomos për qentë aktiv dhe të mëdhenj. Proteina është e nevojshme për mirëmbajtje dhe zhvillim të muskujve.

Në anën tjetër, macet kanë nevojë për gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa qentë. Një tjetër pikë që duhet pasur parasysh është përmbajtja precize e Vitaminës A p.sh. ushqimet e maces nuk duhet të përmbajnë shumë mëlçi, e cila është e pasur me këtë vitaminë, pasi që sasia e lartë mund të jetë e dëmshme. Gjithashtu, bilanci i gabuar i acideve yndyrore mund të ndikojë negativisht në shkëlqesinë e gëzofit të tyre. Së fundmi, ushqimi i maces duhet patjetër të përmban Taurinë (substancë e ngjashme me vitaminat), pasi që ajo nuk mund të prodhohet nga vet trupi i tyre dhe është e domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe syrit.

Pra, është e rëndësishme të kuptohet se të ushqyerit e kafshëve të shoqërimit më mbetje te ushqimeve njerëzore nuk është e mjaftueshme për nevojat e tyre fiziologjike, sepse këto ushqime nuk janë të balancuara dhe nganjëherë shkaktojnë çrregullime të eshtrave, probleme me traktin e tretjes, ankesa të mëlçisë dhe sëmundje tjera.

Pajisjet

Ne gjithashtu kujdesemi që tu ofrojmë miqve tuaj pajisje dhe aksesorë të ndryshëm si brusha, lidhëse dhe qafore, enë të llojllojshme për qenë, mace e zogj, tualete dhe grit për mace, shtëpiza dhe shtretër e shumë produkte të ngjashme të cilat mund ti shikoni dhe analizoni në galerinë tonë përkatëse.

Produktet farmakologjike (pa recetë) dhe ato të kujdesit

Këtu mund të gjeni produkte të ndryshme të farmacisë me të cilat mund të kujdeseni vet për kafshën tuaj, pas këshillimit me veterinarin tuaj si dhe produkte të kujdesit, siç janë shamponet, qaforet antiparazitare dhe të ngjashme.

e-mail: faunapets@fauna-ks.com
Tel: +377 / 45 305 048