Drithërat

Drithërat

FaunaVit, furnizon tregun e Kosovës me drithëra për ushqimin e kafshëve për nevoja të prodhuesve të ushqimit, fermerëve, tregtarëve, etj.  

Produkte me prejardhje bimore që mund ti gjeni te ne janë: bërësi e sojës, bërësi e lulediellit, misër kokërr dhe misër i bluar, grurë merkantil, rrepa të pangjarit të sheqerit, krunde (hime gruri), elb merkantil etj.  

Për njohjen më të mirë të përbërjes kimike dhe vlerës ushqyese të tyre si dhe mundësisë së kombinimit të tyre më të mirë në të ushqyerit praktik të kafshëve shtëpiake do të ju shtjellojmë një nga një produktet që ne ofrojmë në treg: 

Bërsi e sojës

Bërsia e sojës është burimi më i rëndësishëm me proteina që përdoret për të ushqyer kafshët , vlerat e tij ushqyese janë të patejkalueshme nga ndonjë burim tjetër i proteinave bimore dhe kjo ka krijuar një standard për të cilin burimet tjera proteinike krahasohen me të.

Përbërja e proteinave sillet prej 40-50%. Celulozë përmban 6.1-8%, hiri  prej 6-8%. Përpos sasisë së madhe të proteinave bërsia e sojës ka edhe vlerë të lartë biologjike të proteinave. Bërsia e sojës përmban sasi të konsiderueshme të lizinës 2.8-3.2%, metioninë ka më pak 0.6-0.7%, cistin gjithashtu sasi të vogël.

Tretshmëria e lëndëve organike në bërsinë e sojës është mjaft e lartë sidomos te ripërtypësit rreth 96%, te derrat rreth 90%, te shpendët tretshmëria është pak më e ulët.

Përdorimi:  prej të gjitha bërsive të bimëve vajore, bërsia e sojës ka rëndësi të madhe nutritive, përdoret në të ushqyerit e derrave, shpendëve, të kategorive të reja, në reproduksion, si dhe te lopët me prodhimtari të lartë të qumështit. Nëse e kombinojmë me drithërat në masë të madhe mund të zëvendëson ushqimet me prejardhje shtazore proteinike sepse përmbajnë mjaft lizinë. Bërsia e sojës është ushqim i shkëlqyeshëm për shpendë sidomos për zogjtë për trashje. Në përzierje komplete më së shpeshti merr pjesë 10-20%.

Bërsi e lulediellit

Bërsi e lulediellit është nënprodukt i lulediellit nga industria ushqimore. Përdoret në të ushqyerit e kafshëve si burimi i lartë energjetik për kafshë 0.89-1.07 Nj. U/kg. Bërsia e lulediellit kombinohet në shumicën e racioneve ushqyese të kafshëve. Për kah rëndësia për sigurimin e proteinave bimore bërsia e lulediellit vjen menjëherë pas sojës.

Duke u bazuar në mënyrën e përfitimit përqindja e proteinave sillet prej 32.3-43.29%.

Bërsia e lulediellit përmban sasi më të lartë të celulozës se bërsitë tjera të bimëve vajore dhe kjo e kufizon përdorimin më të madh në të ushqyerit e jo përtypësve. Sasia e celulozës sillet prej 11,68-23.26%, hiri përmban prej 5.8-8%. Prej mineraleve bërsia e lulediellit përmban fosfor 0.8-1.28%, ndërsa kalcium përmban më pak prej 0.36-0.43%.

 

Misër kokërr dhe Misër i bluar

Misri kokërr përdoret kryesisht për ushqim të kafshëve si pjesë përbërëse e ushqimit të koncentruar apo si ushqim i veçante. Kokrra e misrit ka ngjyrë të verdhë të ndritshme. 

Përmbajtja e tij mesatarisht është: 14% ujë, 69.5% karbohidrate, proteina 10%, vajra 4.8% si dhe përbërës mineral 1.4%.  Misri ka vlerë të lartë energjetike, përmban gjer 1.33 Nj. U. Tretshmëria e lëndëve organike te misri është rreth 90%.

Përmbajtja e lagështisë në misër varet nga kushtet klimatike gjatë vitit si dhe nga kushtet e tharjes e po ashtu edhe të magazinimit. Lagështia optimale duhet të jetë 14%.

 

Grurë merkantil

Gruri është kulturë kryesore e cila përdoret për prodhimin e bukës. Në rastet kur nuk i plotëson kushtet për të ushqyerit e njerëzve, mund të përdoret për të ushqyerit e kafshëve.

Përdorimi i grurit: kafshët grurin e konsumojnë me ëndje, sidomos derrat të cilëve u jepet i bluar trashë ose më i imët. Shpendëve u jepet deri 20%. Mirëpo, duke marrë parasysh se gruri ka mungesë të lëndëve ushqyese sidomos të vitaminave dhe mineraleve, është e nevojshme që të kombinohet me ushqime të cilat i sigurojnë këto elemente. 

 

Rrepa të pangjarit të sheqerit

Panxhari i kafshëve përmban rreth 1% celulozë, proteina rreth 1.2%. Është ushqim i shijshëm dhe kafshët me ëndje e konsumojnë. 

Lopëve qumështore mund t'u jepet deri 4 kg. në ditë. Panxhari te lopët qumështore ndikon në rritjen e sasisë së qumështit, por kur jepet me sasi më të mëdha, ndikon në konsistencën e yndyrës së qumështit dhe qumështi merr aromën e panxharit. 

Gjedheve në trashje u jepet deri 5 kg. në ditë, derrave 2-8 kg.

Pangjarin mirë e konsumojnë edhe dhentë. Kafshëve u jepet në formë të grimcuar ose të pa grimcuar. Gjedhet e marrin në përzierje me kashtë (byk), hime, bërësi, etj. 

 

Krunde (hime grurit)

Himet janë ushqime të cilat mbesin pas bluarjes së grurit, njëkohësisht pas ndarjes së grurit ose pjesës së endospermit, nëse nuk është ndarë embrioni mund të mbetet edhe një pjesë e tij. Himet përbëhen prej mbi 50% të mbështjellësit dhe një pjesë të endospermit. Gjatë përpunimit të grurit në industrinë e miellit mbesin 15% hime të grurit.

Përbërja kimike - Himet e grurit përmbajnë 85-90% lëndë të thatë, proteina përmbajnë rreth 10-15%. Përbërja e celulozës në himet e grurit tregon variacione të gjera prej 4.82 - 12%. Përbërja e hirit tregon gjithashtu variacione prej 3.63 - 15.6%, kalcium përmban 0.12% ndërsa fosfori paraqitet me variacione prej 0.85 - 1.2%. Himet e grurit mesatarisht përmbajnë 0.83 Nj. U.

Himet e grurit kanë tretshmëri të lartë të lëndëve organike (76-82%) përpos yndyrës. 

Elbi merkantil

Elbi vjen menjëherë pas misrit, amidoni është përbërës kryesor i elbit dhe përqindja e tij lidhet tek përmbajtja e proteinave. Elbi ka 7.5-18% proteina dhe një vlerë totale lëndë ushqyese të tretshëm prej 80-84%.

Vlera ushqyese dhe përbërja kimike e elbit krahasuar me misrin ka vlerë më të ulët energjetike (1.16-1.23 Nj. U), ndërsa përmban më tepër mikroelemente P  0.15-0.50% ose mesatarisht 0.26%.