Lajme

Të shtunën fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

0 Comments
1517
22 Qer 2018

Të shtunën më 23 qershor nga ora 20:00 fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit. Ky është një aksion që ka për qëllim reduktimin si dhe zhdukjen e mushkonjave dhe insekteve të tjera të dëmshme për qytetarët. Edhe këtë vit ky projekt do të implementohet nga AgroGroup Fauna, kompani private që tashmë është e gatshme në të gjitha aspektet për aksionin e së shtunës.

Dezinsektimi i qytetit është një projekt i një rëndësie të veçantë për shëndetin e qytetarëve dhe përveç reduktimit deri në eliminim të insekteve, ulë edhe mundësinë e përhapjes së infeksioneve.

Shërbimi do të jetë profesional, sipas standardeve të parapara në projekt. Preparatet që përdoren për këtë dezinsektim janë ekologjike, më të mira të kohës që kanë efektshmëri të lartë dhe nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, ndërsa procesi do të zhvillohet gjatë mbrëmjeve.

 Njëkohësisht, lusim të gjithë bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët, gjatë tre ditëve që kryhet faza e parë e dezinsektimit.

0.0
Last Modified: e premte 22 qershor 2018 08:44
Related Articles: Faza e dytë e vaksinimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë 2018 Faza e parë e vaksinimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë 2018 Gjilani do të realizoj edhe fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor. Dezinsektimi hapësinorë i qytetit të Gjilanit, faza e III-të 2017 Dezinsektimi hapësinore i qytetit të Gjilanit, faza e II-të 2017 Dezinsektimi hapësinorë i qytetit të Gjilanit, faza e parë 2017. Faza e tretë e vakcionimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë. Shërbime të dezinfektimit, deratizimi dhe dezinsektimit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal SH.A - P Shërbime të dezinsektimit të fermave blektorale në vatrat me ethe homoraxhike Faza e dytë e Dezinsektimit hapsinorë të qytetit të Gjilanit
dezinsektimi i qytetit Fauna DDD

No Comments Yet...

Leave a reply

Your email address will not be published.