Qentë endacakë janë një problem mjaft aktual për shoqërinë sepse mund të bartin sëmundje të ndryshme dhe paraqesin rrezik për qytetarët. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë problem është ndalimi i riprodhimit të tyre në mënyrë kirurgjikale, identifikimi dhe vaksinimi, si dhe lëshimi përsëri në vendet ku i kemi kapur.
Ndaj
ne, si institucion përkatës, dashamirë të
kafshëve dhe të ndjeshëm ndaj kësaj teme, vendosëm të bëhemi pjesë e këtij
projekti duke ndihmuar në përfundimin e suksesshëm të tij. Statistikat tregojnë
se kjo metodë ka pasur sukses të lartë në vende të ndryshme të botës për një
periudhë të caktuar kohore dhe është plotësisht në pajtueshmëri me legjislacionin
në fuqi.
Ne do të kryejmë shërbimet që potencohen në kuadër të këtij
projekti me punë profesionale dhe etike të bindur se kjo është zgjidhja e duhur
për të gjithë qytetarët tanë.
Programi i cili do ta zgjidhë problemin e qenve endacake
është një projekt që do të zgjasë deri në fund të vitit. Lusim qytetarët pët
bashkëpunim.
Vemendje: Lusim qytetarët të mbajnë nën mbikqyrje qentë e
tyre që i mbajnë si kafshë shoqëruese, në të
kundërtën ku do që hasen në rrugë apo hapësira tjera të lirë do të trajtohen si
qen endacakë.