Lajme

Faza e parë e vaksinimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë 2018

0 Comments
1394
28 Maj 2018

Tërbimi është një prej sëmundjeve më të rrezikshme për kafshët dhe njeriun. Burimi kryesor i tërbimit janë dhelprat. Infeksioni nga kafshët e egra mund të kalojë edhe tek qentë endacakë dhe në këtë mënyrë të kalojë tek kafshët shtëpiake dhe tek njerëzit. Prandaj për ta parandaluar, që nga sot 28.05.2018 nis fushata e vaksinimit kundër tërbimit.

I gjithë ky proces do të  zgjasë 5 ditë dhe do të kryhet nga ajri, ku aeroplanët do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Ky proces do të kryhet në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Ky projekt implementohet në vendin tonë nga konzorciumi  AgroGroup Fauna & Bioveta a.s nga Çekia si kontraktues të BE-së, zyra në Kosovë.

Vëmendje:

- Vaksinat janë të vendosura në karrem i cili ka erë të rëndë, të përshtatshme për ti tërhequr kafshët.

- Vaksinat – Karrem  janë të sigurta për ju dhe për  kafshët shtëpiake.

- Ju lutemi  mos  i prekni  Vaksinat -Karrem dhe udhëzoni fëmijët tuaj  të mos i prekin ato.

- Nëse Vaksina - Karrem  janë  në afërsi të zonës ku ju jetoni, ju lutem largoni ato duke përdorur dorëza  pa i dëmtuar ato.

- Në rast se  vaksina është hapur dhe bie në kontakt me sy, gojë apo hundë,  duhet të  kërkohet  ndihma mjekësore menjëherë.

0.0
Last Modified: e hënë 28 maj 2018 12:04
Related Articles: Faza e dytë e vaksinimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë 2018 Dita botërore kundër sëmundjes së tërbimit Të shtunën fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan Nis kampanja për "Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë në Kosovë" 2018 Dezinsektimi hapësinorë i qytetit të Gjilanit, faza e III-të 2017 Dezinsektimi hapësinore i qytetit të Gjilanit, faza e II-të 2017 Dezinsektimi hapësinorë i qytetit të Gjilanit, faza e parë 2017. Repelimi i kafshëve në zonat e rrezikuara nga rriçra Faza e tretë e vakcionimit të kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë. Vakcionimi i kafshëve të egra kundër sëmundjes së Tërbimit në Kosovë.

No Comments Yet...

Leave a reply

Your email address will not be published.